
Mozzik do të bëhet baba, dëshmia që konfirmon shtatzëninë e Loredanës
Prive muaj më parë dha lajmin se Loredana Zefi, e dashura e reperit të famshëm Mozzik, po pret fëmijën e parë të çiftit. Ndonëse burime pranë dyshes e konfirmuan pritjen e ëmbël, as reperi e as Loredana nuk dhanë asnjë koment. Ata për momentin po jetojnë në Zvicër, e krahas krijimit të familjes Zefi ka nisur edhe karrierën pasi ka ditë që ka lançuar këngën e parë. Dyshja nuk janë ekspozuar shumë në rrjete sociale me Loredanën që edhe në ato raste të rralla fshihte fizikun e saj, shkruan Prive. Por është një video e Mozzik e postuar në Instagram, ajo që e shfaqë këngëtaren më në peshë e nën fustanin e saj të zi, shihet paksa barku i rrumbullakosur.
