Mozzik dhe Loredana u bënë dje me djalë, i vendosin emrin e veçantë

Çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të dytë këtë të hënë.

Lajmin e bëri të ditur vetë reperja, duke publikuar një foto me foshnjën e porsalindur. Dyshja janë bërë me djalë, emrin e të cilit e kanë zbuluar vetëm së fundmi.

Ata i kanë vendosur vogëlushit emrin Ylli. Që në ditën e parë të ardhjes në jetë, Mozzik dhe Loredana i kanë hapur dhe një adresë në Instagram.

Kujtojmë se reperja e ka jetuar në fshehtësi të plotë shtatzëninë, duke mos u shfaqur askund me barkun e rrumbullakosur.