Mozzik dhe Loredana prindër 23-vjeçarë, historia e reperit me gangsteren
Reperi i njohur 23 vjeçar Mozzik dhe e dashura e tij moshatare Loredana Zefi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një lajm tashmë i konfirmuar nga vetë çifti. Ata janë në lidhje për më shumë se një vit, ndërkohë që këto kohë po jetojnë bashkë pas takimit të saj me familjen e reperit. Mediat publikuan madje foto të Loredanës me barkun e rrumbullakosur, pak kohë pasi ata qëndruan në heshtje, por nuk i mohuan lajmet se po sjellin në jetë një fëmijë. Ishte vetë Loredana Zefi, e dashura e Mozzik që i habiti të gjithë teksa publikoi një foto në rrjetet sociale, ku duket qartë barku i rrumbullakosur. Për çiftin e njohur kjo lidhje nuk është si gjithë të tjerat. Ata ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në forma të ndryshme, sidomos tani që Loredana i është futur muzikës me publikimin e këngës “Sonnenbrille”, një projekt që arriti të marrë mbi 11 milionë klikime në platformën “Youtube”. Nga stili që kanë ata nuk janë çifti i zakonshëm, siç jemi mësuar të shohim në showbiz. Vetëm pak kohë më parë u përfolën për skena intime në makinë, ku nuk e fshihnin se janë të etur për njëri-tjetrin. E nëse ka një gjë për të cilën reperi Mozzik tërheq vëmendje përveç muzikës, padyshim janë fotot provokuese që ai dhe e dashura postojnë pa ndrojë në rrjetet sociale. Pasi Loredana Zefi, e dashura e Mozzik publikuoi në llogarinë personale në Instagram një fotografi mjaft intime me reperin, vërshuan komentet duke mos e cilësuar si “femrën e duhur” për Mozzik.