Mozzik dhe Loredana çift në muzikë, gati klipin e parë
Edhe tri ditë po del kënga që tashmë është konfirmuar edhe nga vetë çifti, Mozzik dhe Loredana. Çifti i njohur kanë treguar tashmë edhe titullin e këngës, në një fotografi të përbashkët me të cilën kanë paralajmëruar bashkëpunimin, shkruan Gazeta Express. Kënga ka titullin “Bonnie & Clyde”, çifti i njohur shumë në artin ndërkombëtar, të cilët kanë qëndruar bashkë në të mirë e në të keq. Një këngë me titull të njëjtë kanë bërë edhe Beyonce e Jay Z në vitin 2003, e duket se dyshja e muzikës shqiptare duan të ndjekin rrugën e çifteve më të forta të historisë. Nuk dihet nëse kënga do të jetë në gjuhën gjermane apo shqipe, apo pritet ndonjë kombinim i dy gjuhëve, por pritet të jetë një hit i rradhës. Përndryshe, kjo është kënga e dytë e Loredanës që kur ka filluar karrierën si këngëtare, ndërsa ka pasur shumë sukses me debutimin e saj me këngën në gjermanisht, “Sonenbrille.