Mozzik dhe Loredana blejnë makinën luksoze, reagon zvicerania që e denoncoi
Prej javësh tashmë në media po shkruhet për Loredana Zefin dhe skemën e mashtrimit që thuhet se ajo ka bërë ndaj një çifti zvicerian.
Mendohet se ajo në bashkëpunim me vëllezërit e saj kanë marrë nëpërmjet mashtrimeve 900 mijë franga nga një grua dhe bashkëshorti i saj. Së fundmi thuhet se llogaritë e saj bankare janë bllokuar një procedurë të cilën avokati i saj e ka quajtur të zakonshme në momentin që bëhet fjalë për një hetim.
Loredana dhe Mozzik kanë vazhduar jetën e tyre pavarësisht ngjarjeve që ndodhin. Dy ditë më parë çifti i njohur treguan blerjen e tyre të re, një Mercedes në vlerë prej 220 mijë dollarë, por kjo gjë ka bërë që çifti zviceran të reagojë sërish. “Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket ka shumë për një Mercedes të ri. Tani, ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po ma thyen zemrën”, tha Petra Z, duke iu referuar kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror, pa pagesë, shkruan gazeta Blick.