Mozzik dhe Getinjo ngrejnë kompaninë e tyre: Sot kemi 2 euro në xhep, nesër milionat

Largimi konfliktual i vëllezërve të famshëm, Mozzik dhe Getinjos nga “On Records”, u përfol shumë në media për faktin se gjithçka ndodhi papritur, fiks në momentin kur dukej se marrëdhënia mes reperave dhe drejtuesve të kompanisë ishte shumë e mirë. Tashmë duket se s’ka kthim pas pasi reperat kanë vendosur të krijojnë kompaninë e tyre. Dje ata njoftuar në Instagram për faqen e re zyrtare, “2 Euro Gang”, bazuar në filozofinë: “Ne jemi e ardhmja, jemi pozitivë, luftojmë, nuk dorëzohemi. Nga 2 euro në miliona”. Siç edhe Mozzik ka rrëfyer, ata e kanë nisur karrierën me shumë pak para në xhep, ndërkohë që tashmë janë ndër reperët më të kërkuar për koncerte, ndoshta kjo është edhe arsyeja e zgjedhjes së këtij emri.