Mourinho përplaset sërish me gazetarin: E bën në br*kë para meje
Jose Mourinho u përball me një gazetar përpara vizitës së Romës në fushën e Sampdoria-s të dielën, duke thënë se reporteri “e beri ne brekë” para tij. Gazetari
Alessandro Austini kritikoi së fundmi Mourinhon në radion italiane dhe ish-trajneri i Manchester United dhe Real Madrid e shënjestroi në konferencën e tij para ndeshjes për media të shtunën…
Mourinho, 59 vjeç, tha se ai priste një linjë më të ashpër të pyetjeve nga Austini dhe akuzoi gazetarin se ishte strukur para tij. Në përgjigje të pyetjes së tij, Mourinho tha: “Prisja një pyetje shumë më agresive, më negative dhe të dhunshme pasi ju dëgjova në radio.
“Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë. Përfundimi im është se ju jeni shumë më agresiv dhe më i dhunshëm në radio, por kur vini këtu e bëni në brekë para meje.”
Roma ndodhet e shtata në Serie A pasi ka grumbulluar 51 pikë nga 30 ndeshjet e saj. Ata janë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e tyre të fundit të ligës italiane (5 fitore 4 barazime), duke fituar tre nga katër të fundit. Ata shkuan për herë të fundit 10 të pamposhtur radhazi në një sezon të vetëm në 2015-16 (17 në atë kohë, nën drejtimin e Luciano Spalletti).
Konferenca e Mourinhos sot ka qene shfaqje. Trajneri portugez është argëtuar gjatë prezantimit të ndeshjes ndaj Sampdorias: pas pyetjes së parë për të dëmtuarin, erdhi ai i lidhur me Zaniolo për gjendjen e tij dhe gjendjen shpirtërore pas përjashtimit nga titullaret në derbi dhe eliminimi i Italisë.
Duke qeshur Mourinho tregoi një copë letër: “E dija! E dija që ajo për Zaniolo do të ishte pyetja e dytë, shiko!”. Tekniku u ngrit dhe ia tregoi letrën gazetarit që bëri pyetjen, duke i bërë të gjithë të qeshin.
© SYRI.net