Motrat Nora dhe Era Istrefi si statuja bronxi në klipin e tyre të parë

Para disa kohësh, dy motrat e famshme Nora dhe Era Istrefi zbuluan për fansat se po përgatitnin një bashkëpunim, shkruan Panorama Plus. Nëpërmjet postimeve të ndryshme në profilet e tyre në rrjetet sociale, ato tregon look-un dhe veshjet që do të kenë në klip, që bashkë me balerinët duken si statuja bronxi.

Gjithashtu zbuluan se kënga do të titullohet “Nuk e di”. Por fansat ishin kuriozë të dinin datën që do të publikohej ky bashkëpunim. E kësaj pyetje i është kthyer përgjigje vetëm ditën e sotme. Nora dhe Era kanë postuar në “Instastory” foto ku zbulojnë datën e shumëpritur nga fansat e tyre të shumtë. Më datën 19 prill pritet që të publikohet bashkëpunimi i parë i motrave dhe të gjithë ne mezi po presim.