Motrat Kardashian-Jenner më të dobëta se kurrë, sjellin trendin e ri
Sa më shumë kalojnë ditët aq më të dobëta shfaqen ato. E para e cila ka tërhequr vëmendjen me kilogramët e humbura ka qenë Kim Kardashian e cila është konsideruar edhe si anoreksike nga disa komentues. Kardashian ka humbur shumë peshë në një kohë shumë të shkurtër. Nga ana tjetër edhe Kylie Jenner ka postuar ditët e fundit disa foto ku beli i saj është më i hollë se asnjëherë, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë ajo solli në jetë vajzën e saj Stormi. A do të jetë ky trendi më i ri që do të përqafojnë vajzat? Një bel sa më i hollë dhe dieta drastike?, shkruan Who. Duke pasur parasysh se çdo gjë që bëjnë motrat Kardashian-Jenner kthehet në trend, nuk është çudi që së shpejti shumica e vajzave të kërkojnë të jenë aq të dobëta sa Kim.