Motrat Kardashian bëjnë lëvizjen e papritur ndaj Kanye West
Katër motrat Kardashian kanë hequr ndjekjen e tyre ndaj Kanye West në Instagram, pasi ai ndau tekste private nga ylli dhe foli për të dashurin e saj Pete Davidson.
Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie të gjithë ndoqën shembullin e motrës Kim, pasi ajo së pari ndaloi të ndiqte Kanye West.
Nëna e tyre Kris Jenner megjithatë, ende e ndjek reperin.
Në postimin e tij të fundit në Instagram fundjavën e kaluar, muzikanti ndau një mesazh privat nga Pete, dhe u tall me një nga tatuazhet e tij.
Vargu i postimeve që atëherë është fshirë nga llogaria e stilistit Yeezy, ku ai ka 14.3 milionë ndjekës.
Komediani i SNL kishte arritur me mirësjellje drejt West dhe tha se shpresonte të takonte një ditë fëmijët e Kim dhe Kanye.
Artisti muzikor pasi dëgjoi këto ndau mesazhin: “Jo nuk do të takosh kurrë fëmijët e mi”.
Ditë më parë Kim i kishte kërkuar ish-bashkëshortit të saj t’i jepte fund sulmeve të tij ndaj Pete.
Ajo tha në një tekst se Kanye “po krijonte një mjedis të rrezikshëm dhe të frikshëm” dhe shtoi se nëse Pete do të lëndohej, “gjithçka do të ishte faji juaj”.
Pete dhe Kim janë në lidhje që nga nëntori i vitit të kaluar, pak pasi ata u shfaqën së bashku gjatë debutimit të saj në SNL në tetor.
Në shkurt të vitit 2021, Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West pas gati shtatë vitesh martesë.
Ish-çifti ka katër fëmijë: North, Saint, Çikago dhe Psalm.