Motra i “mori” Instagramin, bien frikshëm ndjekësit e Luizit
Shikueshmëria e tij i kaloi kufijtë. Në vetëm dy muaj Luiz Ejlli u bë kryefjala e cdo lajmi duke fituar një rekord ndjekësish në Instagram.
Por motra e tij njoftoi sot se do të jetë ajo që do ta menaxhojë faqen zyrtare të Luizit teksa ka ndryshuar dhe emrin dhe foton e profilit.
Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz Ejlli’ është kthyer në ‘Ina Ejlli’:
“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”
Por ndjekësit nuk janë aspak të lumtur. Ato duan që Instagrami të rikthehet siç ishte e duke mos qënë i tillë, janë larguar.
Kështu, në pak minuta, nga 636 mijë ndjekës, tashmë faqja ka 631 mijë, pra 5 mijë më pak.