Motra e Olta Gixharit telefonon Zhaklinën: “Po të telefonoj si mikeshë, a je mirë, si je? Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur mes teje dhe Oltës”
Zhaklina Gjolla e ftuar në “Shqipëria live”, ka treguar se pas daljes nga “Big Brother”, motra e Olta Gixharit, Gerta e ka telefonuar për ta pyetur si është.
Zhaklina tregoi se ato edhe janë takuar pasi janë mikesha dhe kanë pasur një komunikim shumë të thjeshtë.
“E kam treguar dhe në shtëpinë e Big Brother që kam punuar në një ambient me motrën e Oltës, Gertën dhe jemi mikesha.
Këtë gjë ia kam thënë dhe Oltës. Unë nuk e di si është marrëdhënia mes të dyjave. Pas daljes nga Big Brother, Gerta më ka telefonuar, më ka thënë po të telefonoj si mikeshë, nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur mes teje dhe Oltës.
A je mirë, si je më tha. Jemi takuar, më përshëndeti, patëm këtë komunikim kaq të thjeshtë”, u shpreh Zhaklina.