
Motra e Kim Kardashian “merr patentën” për pozat nudo, e fundit në vaskë
Për të promovuar faqen e saj, Kourtney Kardashian ka realizuar imazhe të reja.
Fillimisht 39-vjeçarja u ul lakuriq në banakun e tualetit dhe mbante një libër dhe një filxhan çaj në dorë, shkruan Panorama Plus. Ndërkohë ditën e hënë, ylli i Kardashian ndau me ndjekësit e saj të shumtë një tjetër imazh shumë provokues, duke marrë kështu patentën mes motrave për pozat nudo. Kësaj here, Kourtney u shfaq e zhveshur në një vaskë.