Motra e Dren & Art Abazit pjesë e “Top Channel”, i besohet emisioni me 12 personazhe të famshëm

Së fundi qarkulloi lajmi se Angela Martini do të kthehet në Shqipëri për të moderuar një emision në “Top Channel”. Por e vërteta është që Angela do të jetë një nga 12 të ftuarat VIP, personazhe shqiptare që kanë bërë karrierë nëpër botë. Lajmin e bëri të ditur për “Story.al”, producenti i projektit, Artan Korenica. Programi pritet të nisë shpejt me titull “Top of The Top”, dhe do të prezantohet nga modelja nga Kosova, Rina Abazi, e cila është motra e dy këngëtarëve të njohur Dren dhe Art Abazi. E ftuar tjetër do të jetë edhe modelja Emina Cunmulaj, e cila për momentin jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emisioni do të zgjasë plot 12 javë dhe në qendër të tij do të jenë personazhet e njohur të ekranit shqiptar të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që fotografi Korenica ka realizuar seet fotosh prezantimi për secilin personazh. /Story.al/