Motra e Dren & Art Abazit në krahët e një mashkulli seksi

Rina Abazi është motra e vetme e vëllezërve këngëtarë nga Prishtina, Dren dhe Art Abazi. Ashtu si ata edhe Rina është një vajzë shumë e pashme, dhe për këtë arsye i ka hyrë modelimit. Ajo pozon për Artan Korenicën, për të reklamuar një linjë çantash lekurë. E veshur thjesh dhe spontane, nga fansat është pëlqyer shumë poza ku ajo përqafon partnerin seksi në këtë set, një djalë të maturuar me flokët zero dhe mjekër të thinjur.