Moti i keq në Tiranë, plagoset polici 37-vjeçar, i bie mbi kokë një objekt
Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Tiranën, një polic 37 vjeç është plagosur, pasi gjatë patrullimit në terren, është shkëputur një objekt dhe i ka rënë në kokë.
Policia bën me dije se efektivi ndodhet në spital.
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Balkanweb