“Moti duket që me mëngjes”/ Eduart Grishaj flet për djalin: Është kopje e imja, Arbanës i kam qëndruar pranë edhe kur…
Ndër të tjera regjisori ka thënë se me ardhjen e Diellit në jetë shumë gjëra kanë ndryshuar, sakaq, shton se Arbanës i ndihmon shumë në punët e shtëpisëm, por megjithatë ka theksuar se moderatores i ka qëndruar në në krahë edhe pa lindur Dielli.
Regjisori, Eduart Grishaj ka thënë se djali i tij Dielli i ngjan shumë atij. Në një intervistë për Wake Up, teksa ka treguar për të birirn, i cili ka ardhur në jetë përpara disa javësh ai ka thënë se vogëlushi është fëmijë i mbarë dhe gjatë gjithë natës fle gjumë “si vetë ai”.
Ndër të tjera regjisori ka thënë se me ardhjen e Diellit në jetë shumë gjëra kanë ndryshuar, sakaq, shton se Arbanës i ndihmon shumë në punët e shtëpisë , por megjithatë ka theksuar se moderatores i ka qëndruar në në krahë edhe pa lindur Dielli.
“Moti duket që me mëngjes. Dielli është shumë i mbarë, duket si baba që fle natën. Është brilant, fle në orën 12:30, ashtu si gjithë të rriturit dhe fle gjithë natën. Kurse ditën rri zgjuar, e ke për këngë, valle e muzikë. Nuk hedhim kunja kujt i ngjan, duket që është si unë. Moti duket që me mëngjes. Kështu them unë, kur të dalë Arbana do flasë për veten (qesh). Gjëja që ka ndryshuar, që evidentohet është se kur shkon në shtëpi ke një kënaqësi shumë të madhe kur e shikon, kur jep ato reagimet e para. Arbanës i kam qenë në krah pa qenë Dielli, imagjino çfarë bëj tani. E mbaj, kujdesem për të, ngaqë jam edhe shumë i gjatë nuk qan, kur e mbaj në sup i sheh njerëzit nga sipër dhe i duket vetja i rëndësishëm,”– tregoi ai, i ftuar në Wake Up.
(A.k.dosja.al)