Motër e vëlla në shtëpi, konkurrentë në skenë/ Balerinët e ‘’DWTS”, Lori dhe Jurgen Bala zbulojnë të pathënat e marrëdhënies së tyre
Lori dhe Jurgen Bala janë balerinët e “Dancing with the Stars”, por njëkohësisht edhe motër e vëlla.
Ata kanë lidhje shumë të ngushtë me njëri tjetrin, por në skenë janë konkurrentë.
Lori është çift me Salsano Rrapin dhe Jurgeni me Megi Pojanin, dy çifte që po japin maksimumin në programin më të madh të kërcimit.
Në një intervistë në “Ftesë në 5” ata treguan më shumë rreth marrëdhënies së tyre, pavarësisht largësisë.
Duke qenë se Jurgeni jeton në Amerikë dhe ka vijuar karrierën e tij atje, por së fundmi vendosi të rikthehej në vendin e tij që të japë maksimumin.
Gjatë bisedës ata treguan se tashmë që të dy ndodhen pranë njëri-tjetrit në punë flasin më rrallë, pasi janë të angazhuar në maksimum.
Njëkohësisht për sa i përket fituesit të kupës në fund të programit, Lori tha se dëshiron që ta marrë i vëllai.
“Unë dua që ta marrë Jurgeni kupën, pasi unë e kam marrë njëherë”, u shpreh balerina.
Ndërsa ai shtoi se do të ishte një kënaqësi shumë e madhe që të dy të jenë në finalen, dhe pse jo në konkurrim me njëri tjetrin.
“Do të doja të ishim të dy në finale, dhe pse jo në konkurrim me njëri tjetrin”, tha Jurgen Bala.
Top Channel