Mospjesëmarrja në Post BBVK, Vedati reagon duke publikuar sondazhet që e kanë nxjerrë atë fitues dhe jo Stresin
Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka refuzuar ftesën për të qenë pjesëmarrës në spektaklin Post Big Brother VIP Kosova, që u mbajt të hënën.
Teksa shumë prej banorëve të edicionit të parë të BBVK dhe katër prej finalistëve, po diskutojnë në tërësi për aventurën 100 ditore të këtij programi, Vedati duket se nuk ka pranuar që të bëhet pjesë.
Prezantuesja e emisionit, Elita Rudi, nuk i bëri të ditura arsyet për publikun, duke thënë thjeshtë që humoristi i grupit “Stupcat” e ka refuzuar ftesën.
Ndërkohë, Vedati i cili në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova rezultoi i dyti, duket se ka qenë i indinjuar me faktin se nuk është shpallur fitues dhe mu për këtë arsye nuk ka dashur të marrë pjesë në Post BBVK.
Ai reagoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke publikuar fillimisht në InstaStory një sondazh i cili ishte hapur në faqen zyrtare të Klan Kosova në Facebook, në javën finale të BBVK.
Sondazhi në fjalë e kishe nxjerrë Vedatin fitues me 40 për qind epërsi ndërsa Stresi (i cili u zgjodh fitues), rezultonte i katërti në renditje, me Xhulin dhe Artanin që kishin më shumë vota se ai.
“I popullit jam dhe do mbetem gjithmonë në zemrat e tyre”, ka shkruar aktori Bajrami në InstaStory.
Njëjtë aktori i humorit ka vepruar edhe me sondazhin e Telegrafit, duke rishpërndarë një postim të këngëtarit Noga, i cili kishte publikuar artikullin e Telegrafit, i cili njoftonte lexuesit se në një sondazh online të hapur me mbi 40 mijë votues, Vedat Bajrami rezultonte fitues me 40 për qind të votave.
Në finalen e madhe të BBVK, pas Stresit dhe Vedati, e treta në renditje ishte Xhuli, pasuar nga Artan Thaqi dhe e pesta – këngëtarja Mbresa Hajrullahu. /Telegrafi/