Mosmarrëveshje mes bandave/ Qëllohet 12 herë, reperi vritet teksa ishte ‘live’ në Instagram

21 vjeçari emri i vërtetë i të cilit është Zerail Rivera u vra teksa ishte duke biseduar me një mik në rrjetin social, kur paprimtas janë dëgjuar të shtëna pas të cilit ai nuk arrit të fliste më.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Los Angles në SHBA. Reperi indian Red Boy është vrarë nga persona të panjohur në momentin kur ishte live në Instagram.

21-vjeçari emri i vërtetë i të cilit është Zerail Rivera u vra teksa ishte duke biseduar me një mik në rrjetin social, kur papritur janë dëgjuar të shtëna arme.

Sipas Daily Mail reperi është qëlluar me 12 herë dhe policia është shprehur se vrasja ka të bëjë me mosmarrëveshjet midis bandave. Në fotot e tij në rrjete sociale, reperi shpesh herë pozonte me armë dhe me objekte të tjera të ngjashme.

(A.B)/Dosja.al