“Mos vallë shtatzënë me këtë neps?”, reagimi i Anna Likës do t’ju befasojë

Anais Lika, e njohur ndryshe si Anna Lika bie gjithmonë në sy për postimet e saj provokuese në rrjetet sociale. Por këtë vere aktorja herë pas here ka reklamuar linjat e saj me veshje të ndryshme banjoje, duke iu përshtatur linjës. Kurse sot i ka surprizuar të gjithë ndjekësit teksa ka pozuar topless, teksa shihet e veshur me një trupore plazhi, të cilën e ka ulur në pjesën e sipërme. Por në njërën prej fotove nuk kanë munguar komentet ngacmuese që i janë bërë aktores. Pyetjes “Mos vallë shtatzënë me këtë neps?, vetë Anna i përgjigjet: “Po pra se kam marër dhe një nur”, në foton ku pozon gati të shijojë shalqinin.