Mos vallë Kledi dhe këngëtarja sapo konfirmuan lidhjen e tyre publikisht?!

Ish-banori i Big Brother Vip, Kledi Hysaj dhe këngëtarja Evi Reçi me sa duket kanë vendosur të konfirmojnë zërat se janë në një marrëdhënie. Pas shfaqjes në vende të njëjta dhe një postimi të Kledit gjatë spektaklit “Netët e klipit shqiptar”, tashmë dyshja po bën pushime bashkë.

Kledi dhe Evi kanë postuar foto nga plazhet e jugut të Shqipërisë, ndërsa mbi foto kanë vendosur përshkrimin e njëjtë.

Kledi shkruan: “A bëhet plazh të mërkurën?”, ndërsa Evi po ashtu pyet: “A bëhet plazh të enjten?”.

Epo, nëse janë bashkë ju urojmë më të mirat, po ju si u duken si çift?!