Mos u habisni fare kur të lexoni sesa fiton Chiara Ferragni në vetëm 1 ditë

Chiara Ferragni është një nga blogeret më të famshme, jo vetëm në Itali, por tashmë edhe jashtë kufijve.

Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”. Me një biznes fitimprurës dhe figura e markave më të njohura italiane, rroga e Chiara Ferragnit nuk duhet t’ju habisë.

Fitimet vjetore të blogeres italiane arrijnë shumën 19.2 milionë euro, fitimet mujore arrijnë shumën 1.5 milionë euro, fitimet javore arrijnë shumën 370 mijë euro dhe fitimet ditore arrijnë shumë 73 mijë euro.