‘Mos u dorëzoni kurrë, ëndrrat bëhen realitet’/ Michelle Yeoh shkruan historinë si gruaja e parë aziatike që fitoi ‘Oscar’ për aktoren më të mirë
Michelle Yeoh fitoi çmimin për aktoren më të mirë në ‘Oscar 2023’ të dielën mbrëma për interpretimin e saj në “Everything Everywhere All at Once.” Yeoh, e cila ka lindur në Malajzi bëri histori si gruaja e parë aziatike që fitoi aktoren më të mirë në 95-vite të Academy Awards.
Ky ishte nominimi i parë i Yeoh për Oscar.
“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë duke parë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish. Ëndrrat bëhen realitet,” tha Yeoh në fjalimin e saj të pranimit.
Aktorja gjithashtu u bëri thirrje grave, duke thënë: “Dhe zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se keni kaluar moshën. Mos u dorëzoni kurrë”.
Yeoh ia kushtoi fitoren mamasë së saj 84-vjeçare, e cila tha se po e shikonte në shtëpi në Malajzi.