Mos ndoshta Yll Limani sapo na zbuloi se ai dhe Dafina janë në një lidhje?
Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Teksa vetëm pak ditë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve. Vetëm pak më parë, teksa Ylli ka ndarë në rrjete social një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.
Ironia është që as unë, as Dafina momentalisht nuk jemi duke vuajtur hiç
Pra, mos ndoshta artisti sapo na tregoi se lajmet që kanë qarkulluar se Dafi ka nisur një romancë të re me një partner të ri janë të vërteta dhe se vetë ai është në një lidhje?
Mesa duket jo vetëm për Dafinën, por edhe për Dj Geek po përflitet se ka nisur një jetë të re dhe partnerja që spekulohet të jetë është ish- banorja e ‘BBV 2’, Keisi Medini. Dyshimet fillimisht nisën pasi dyshja u panë së bashku në një club të Prishtinës. Burime për “Prive” thonë me siguri se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie. Madje, sipas tyre, Keisi ka qëndruar më shumë se një javë në Prishtinë.
Epo, na mbetet të presim, derisa të konfirmohet nga vetë ‘çifti’…
Top Albania Radio