Mos ndoshta J.Lo ka gjetur emrin “cool” për ta përkëdhelur të dashurin?

J.Lo nuk i thërret partnerit me epitete të tilla si “zemër, beb”, por me një emër mashkullor, që me siguri e bën dhe atë të ndihet shumë mirë. Çifti ndodhet me pushime në Republikën Domenikane, nga ku kanë postuar foto tepër të lumtur, të përqafuar e në krahët e njëri-tjetrit.

Në njërën prej fotove, J.Lo zbuloi se e thërret me përkëdheli Alexin “Macho”, një emër që përdoret për meshkujt e sigurt në vetvete, krenarë dhe pak agresivë në pamje.

Këngëtarja dukej në super formë me një bluzë e xhinse të bardha, kombinuar me bashkëshortin.