Mos ndoshta është jetëshkrimi i historisë së tyre, kënga e Loredanës edhe Mozik?

Duket se ky projekt është një shpjegimim i mirë i “dramës” Mozik e Loredana, na e kishin borxh këtë shpjegim. Lot, pasion, debate, puthje edhe çdo ndjesi tjetër njerëzore paska përjetuar çifti.

Kënga është në gjuhën gjermane, por muzika edhe videoklipi aq i qartë edhe i realizuar do ia kursejë publikut shqiptar përkthimin.

“Çdo gjë ndodhi sepse ishim shumë të dashuruar…”, kjo është fraza që theksohet më shumë në këngë.

Mes çiftit ka shumë pasion, kjo trasmetohet edhe në klip. Marrëdhënia e tyre ngjason si një kurbë me ngritje në pikën kulmore, ulje pastaj ngritje edhe le të shpresojmë që tek ngritja të qëndrojnë gjithmonë./revistawho.com