Mos mungo në datën 28 tetor, zbulo orën dhe vendin ku jep koncert Mentor Haziri!

Mentor Haziri, një nga zërat më brilant të muzikës, do të vijë në Tiranë me koncertin e tij “Shtigje tingujsh”, për të risjellë hitet më të mira të karrierës. Këngëtari ka publikuar në rrjetet sociale promon e këtij koncerti, që do të mbahet më datë 28 tetor, oora 20:00 në Qendrën e Kulturës, Katedralen Ortodokse. “Shtigje Tingujsh” titullohet ky koncert recital, në të cilin Haziri do të interpretojë “live” të gjitha këngët e suksesshme ndër vite, krijime që kanë triumfuar e kanë lënë gjurmë, në të gjitha skenat e spektakleve shqiptare. Mentori ka prezantuar superbandën që e shoqëron në këtë mbrëmje speciale të muzikës live, gjithashtu ka theksuar se do të sjellë të gjithë hit-et e tij të famshme si; “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”. Sipas mediave, në këtë koncert recital nuk do të mungojnë edhe shumë prej figurave publike të vendit./Story.al