“Mos m’i prek vajzat, boll klikime ke marrë me fytyrën time”, debate të ashpra mes konkurentëve të Përputhen për dhunën në emision. Lindita: Të qëllova se më fyeve! Olti: Unë shkoj në shtrat me kë të dua…

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ditën e sotme kanë qenë të ftuar dy ish-konkurentët e “Përputhen +40”, respektivisht Lindita Bimi dhe Olti Çullhaj, të cilët kanë folur mbi përplasjet e tyre në emision.

Ka qenë Olti ai i cili ka sjellë në vëmendje e publikut sherrin e ndodhur me Linditën, ku u qëllua me takën e këpucës në këmbë nga kjo e fundit.

Sipas tij ky episod ka ndikuar negativisht në jetën e tij pasi bullizohet vazhdimisht nga miqtë dhe qytetarë të ndryshëm, ndërkohë që thekson se ndaj Linditës nuk është marrë asnjë masë qoftë administrative apo penale për dhunën e ushtruar.

Të dy personazhet kanë dhënë versionet e tye për këtë konflikt që u bë viral në rrjete sociale, ku Olti theksoi se Lindita doli nga vetja dhe u bë agresive kur ai i tha se do të shkojë në shtrat me kë t’i dojë qejfi.

Nga ana tjetër Lindita u shpreh se ajo reagoi në atë mënyrë agresive pasi u ofendua me fjalë fyese nga Olti.

Pjesë nga debate në studio:

Olti Çullhaj: Kisha vite që isha shkëputur fizikisht nga bashkëshortja ime, jam babai i 3 vajzave të cilat i dua shumë. Bashkëshorten e kam njohur në një diskotekë dhe për shkak të punës nëpër diskoteka erdhi dhe ky divorc fizik, sepse ne nuk jemi divorcuar ligjërisht. Fakti që unë u bëra pjesë e atij formati televiziv vajzat dhe bashkëshortja ime u zemëruan shumë pasi ato kuptuan se unë po kërkoja një njohje tjetër me një person tjetër.

Por në program unë kuptova që kisha shumë ndjenja për bashkëshorten dhe në atë format mua më rriteshin ndjenjat edhe më shumë për bashkëshorten. Aty patëm debate me konkurrentët dhe një prej tyre ishte Lindita Bimi, e cila më akuzonte pa fund për një femër tjetër, e cila është ish e dashura ime.

Më akuzoi për marrëdhënie dhe se ish e dashura priste një fëmijë me mua, por kjo është gënjeshtër dhe sajuar, sepse me askënd nuk pres një fëmijë. Atë ditë që unë u dhunova nga Lindita nuk e kam ditur se po filmohej sepse aty ka kamera kudo në atë format. Por Lindita më vendosi duart në fyt.

Lindita Bimi: E vërteta është që nëse unë kam arritur në atë pikë, Olti mund ta thotë se pse unë arrita në atë pikë, pse isha aq e nervozuar. Olti përdori një fjalor shumë të ulët kundër meje që nuk është regjistruar dhe Olti ndryshoi sjellje kur pa që një nga konkurentët po e filmonte. Debati ka nisur kot. Unë i them Oltit pse duartroket, pasi opinionisti i studios dha opinionin dhe ne mbaruam, unë i drejtohem Oltit sërish: Olti pse duartrokite? Olti më kthehet dhe thotë: Ik mos na…

Unë nuk durova dot i thashë Olti e shikon çfarë gjuhe po përdor ndaj meje dhe kush jam unë që po e përdor këtë fjalor. Kjo nuk është hera e parë që ai përdor një fjalor të tillë kundër meje.

Për sa i përket mesazheve, Olti po atë dite pasi mbaroi puntata dhe unë iki në shpi, faktikisht kam qenë e sëmurë me alergji dhe isha në ambulancë duke bërë një gjilpërë, Olti më kontaktoi dhe më tha duhet të flas patjetër me ty.

Patjetër i them unë dhe u takuam në një bar afër lagjes sime. Në kafe Olti më tha të lutem do më ndihmosh të më bashkosh me nusen time, pasi mbas videos që do të publikohet ajo do ta marrë si të vërtetë.

“Do thuash që ka qenë një skenar për tu ribashkuar me ish-gruan”, më tha.

Olti: Jo nuk është e vërtetë! Ti ngrihesh nga karrigia dhe më thua shkon në krevat me filanen dhe me filanen. Unë në atë moment u ngrita dhe i thashë se unë shkoj në krevat me kë të më dojë qejfi dhe kjo ka qenë arsyeja pse ajo reagoi në atë mënyrë.

Lindita: Olti të të them një gjë, nëse dikush do t’i fliste në atë mënyrë vajzave të tua, si do të ndiheshe ti dhe si do të reagoje?

Olti: Mos i prek më vajzat e mia, boll i ke prekur. Ke marrë publicitet me fytyrën time dhe ke marrë klikime me fytyrën time.