
“Mos ma bëj atë shikimin ashtu!”, Liam Payne pas ndarjes flirton me Naomi Campbell
Supermodelja Naomi Campbell postoi një selfie në profilin e saj në Instagram dhe komenti i Liam Payne nuk kaloi pa u vënë re. “Përsosmëria në një person. Mos ma bëj atë shikimin ashtu”, të shoqëruar edhe me emoji-n e puthjes -i shkroi këngëtari supermodeles 48-vjeçare. Ky koment ka nxitur reagime të shumta të fansave të këngëtarit, të cilët aludojnë për një romancë të mundshme mes tyre, shkruan Lapsi.al.
