“Mos luaj me dy porta”, partnerja e Lucas Hernández e akuzon për tradhti, i publikon emrin
Amelia de la Osa Lorente, bashkëshortja e futbollistit Lucas Hernández, ka publikuar një mesazh në ‘storie’ e saj në Instagram, kushtuar mbrojtësit të Bayern Munichut dhe influencueses Cristina Buccino. “Tani mund të ndalosh së luajturi me dy porta, Lucas Hernández.
Po ta jap ty, Cristina Buccino. Mos harro se ke dy fëmijë, që nuk vjen t’i shohësh”, – shkroi Amelia, duke lënë të kuptohet se Lucas Hernández dhe Cristina Buccino kanë një marrëdhënie sentimentale.
Futbollisti francez dhe partnerja e tij kishin një përplasje të fortë për të cilën u dënuan para 7 vitesh me 31 ditë pune në komunitet. Krimi për të cilin u dënuan ishte abuzimi në mjedisin familjar.
Gjithsesi, fansat e Amelias kanë qenë kritikë ndaj saj, duke shkruar se problemet në një çift nuk nxirren në publik. Një pjesë e mirë e ndjekësve edhe më herët kanë shkruar se gjithçka bëhet për vëmendje, ngaqë Lucas është shumë i famshëm.
(BalkanWeb)