Mos Ledri na zbuloi titullin e këngës së ardhshme me Elvana Gjatën?
Ledri Vula dhe Elvana Gjata janë dy nga emrat e artistëve më të pëlqyer të ‘showbiz-it’ shqiptar. Dyshja solli në muajin korrik të vitit të kaluar bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar ‘Mike’, i cili rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Së fundmi ata kanë performuar në New York, ku nuk kanë ngurruar të këndojnë në skenë bashkë edhe ‘Mike’. Ka qenë reperi, i cili ka publikuar një foto bardhezi krah Elvanës ku shfaqen të dy mjaft të qeshur.
“E përjetshme”, ka shkruar ai krah fotos, shoqëruar dhe me emojin e pianos. Nuk dihet nëse dy artistët do të sjellin një këngë tjetër së bashku, megjithatë ky postim ngjalli dyshime tek të gjithë ndjekësit e tyre./revistawho.com