“Mos kemi ndezur gjë Bluetooth-in?”, Mimoza-Gjebreas: Kemi qenë shokë fëmijërie

Mimoza , e cila drejton një qendër kujdesi për të moshuarit dhe Ardit Gjebrea, drejtuesi i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ndajnë të njëjtat probleme për pozicionet e tyre. Ngarkesa dhe përgjegjësia për detyrën nuk e bën gjithnjë të lehtë marrëdhënien me ekipin. Siç shpjegon edhe Mimoza në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ndonjëherë është e paevitueshme ngritja e zërit, por kjo ndodh edhe për shkak të rëndesës.

Më parë, në postet drejtuese në QSUT, ajo rrëfen se për të ka qenë më e lehtë, ndërsa tani pasioni për punën nuk e lë as të shkojë në shtëpi. Një tjetër pikë e përbashkët me Gjebrean, por veç punës, i bashkon edhe një histori e vjetër fëmijërie.

Mimoza: Atje ishte më e lehtë mendoj sepse atje ishte një ekip shumë i madh dhe atje ti ke ku merr një mendim, ke ku kërkon diçka që s’po e realizon dot, kurse unë aty jam vetëm. Vetëm dhe më duhet t’i zgjidh të gjitha problemet vetëm. Kështu që del ndonjëherë zëri i lartë dhe shikoj që ato më tremben. Unë ia vë edhe fajin vetes sime se sinqerisht kam një pasion shumë të madh në këtë lloj pune dhe aq shumë të madh sa unë po qëndroj aty 24 orë në qendër, nuk iki në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Më fal, mos kemi ndezur gjë Bluetooth-in ne të dy se më duket sikur kam vënë pasqyrën përpara dhe po flas unë?

Mimoza: Shiko, ne kemi qenë shokë fëmijërie bashkë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Mimoza: Po, kemi qenë në kor me profesor Robert Radojën. Unë këndoj shumë bukur dhe iu këndoj shumë banorëve atje.

Ardit Gjebrea: Po ti zërin për të kënduar mbaje, jo për t’iu bërtitur punonjëseve. Meqenëse këndon, iu këndon atyre, po punonjëseve si ua këndon?

Mimoza: Me shpirt e them që ato janë shumë të shtrenjta për mua, nuk e di a do ma besoni, sa herë pas here iu them, shiko për gabimet që bëni nuk e ke fajin as ti dhe as unë. Unë e kërkoj ndryshe dhe ti e bën ndryshe, por ne do ta bëjmë si të jetë më e mirë për këta. Por duhet të dini një gjë: nuk ikën më njeri nga puna nga mua. Unë vetëm do investoj t’ju trajnoj juve deri në fund./tvklan.al