“Mos ia fut shoqnisë! Mos i çaj ‘menderen’ gjithë dynjasë”- Kujt i drejtohet Dojna Mema me këto “thumba”?

Dojna Mema zgjodhi që një ndër ditët me diell të këtij nëntori ta kalojë me kuajt.

Moderatorja së fundmi postoi disa foto e video nga koha që kaloi larg zhurmës së qytetit.

Por, vëmendjen e morën përshkrimet që kishte zgjedhur krahas tyre, të cilët duken si një “thumb”.

Ky është Charlie, shoku im i ngushtë për sot. Charlie të afrohej kur i dilje përballë duke e parë drejt e në sy dhe të shkelmonte nëse i shkoje nga pas.

Bëhu edhe ti si Charlie, ‘mos ia fut shoqnisë’, por dërgoji në të sëmës nëse ‘shoqnia ta fut ty’”,- ishin fjalët që Dojna kishte zgjedhur, duke na lënë të kuptojmë se pas tyre mund të fshihet shumë më shumë se sa thjesht një përshkrim.

Moderatorja duket se nuk është mjaftuar vetëm me një postim në lidhje me këtë temë, prandaj, në foton dhe videon e fundit, ajo jep një tjetër mesazh:

Tomi (kali) kishte një gjë të mirë. Jetonte për qejf dhe nuk i çante ‘menderen’ gjithë dynjasë. Bëhu dhe ti si Tomi. Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë”.

Mbetet të presim reagime të tjera të moderatores për të kuptuar se kujt i drejtohet.