Mos i hidhni rrobat që nuk ju bëjnë se ndoshta i vishni si Arbana

Ne nuk e dimë nëse ju i ruani rrobat e 10 viteve më parë, ama me një video në ‘Instagram’ pak para regjistrimit të emisionit, Arbana na tregoi se ka zgjedhur të veshë një fustan të vjetër.

Thënë këtë, moderatorja ka zbuluar se ka rikthyer një fustan në ngjyrë të verdhë të 8 viteve më parë që jo vetëm e ka mbërthyer por s’e ka aspak problem ta veshë sërish.

“Ia dolëm ta mbërthejmë dhe fustanin e para 8 viteve”, ka shkruar Arbana.

Pra një mësim e morët, modës nuk i dihet asnjëherë dhe kur ke një trup fitt si të Arbanës, gjërat bëhen edhe më të thjeshta./revistawho.com