“Mos gjetsh kurrë burrë, të rëntë rrufeja”, Antoneta e “Përputhen” zbulon mesazhet që mori pasi u largua pa të dashur nga emisioni, mallkimet në komente

Disa nga mesazhet e përzgjedhura ishin, “Antoneta je shumë fallco”, “Je shumë gënjeshtare”, ndër të tjera komenti që përkonte dhe në një mallkim ndaj saj, ishte “e Vraftë zoti Antonetën”.

Antoneta, ish konkurentja e “Përputhen” ishte e ftuar ditën e sotme në “E Diell” aty ku u diskutuan vendimet e saj.

Duke qënë se ne rrjetet sociale u komentua dhe u vu në pikëpyetje zgjedhja që bëri- duke mos dalë çift nga rubrika, disa nga mesazhet e derguara në produksionin “E Diell” u transmetuan në studio në mënyrë që të marrin një përgjigje nga Antoneta.

Disa nga mesazhet e përzgjedhura ishin, “Antoneta je shumë fallco”, “Je shumë gënjeshtare”, ndër të tjera komenti që përkonte dhe në një mallkim ndaj saj, ishte “e Vraftë zoti Antonetën”.

”Madje kanë thënë: mos gjetsh kurrë burrë, të rëntë rrufeja, kolera, mos u martofsh kurrë, mos bëfsh fëmijë”- u shpreh Antoneta në studio.

Antoneta u trondit jo pak nga këto komente dhe shtoi se dhe asaj i kanë mbërritur në rrjete sociale mesazhe të shumta denigruese.

Nuk dihet se me çfarë do merret Antoneta pas largimit nga emisioni, mirëpo vlen të thuhet se ajo ishte një nga më të komentuarat e “Përputhen”.

(A.B)/Dosja.al