“Mos e prek shqiptarin tim”, Xhaka shtyn shokun dhe eviton përplasjen

Leeds United-Arsenal ishte një ndeshje e luftuar dhe plot rivalitet, por gola nuk pati. Takimi i javës së nëntë në Premier League, u mbyll në barazim 0-0. Minuta e 52-të solli edhe largimin e Nicolas Pepe me karton të kuq.

Sulmuesi i Arsenal goditi me kokë Ezgjan Alioskin, lojtarin me origjinë shqiptarë të skuadrës të Marcelo Bielsa. Arbitri kryesor pa në VAR se çfarë kishte ndodhur dhe i tregoi të kuqen afrikanit, me ekipin e Mikel Artetës që mbeti me një lojtar më pak.