Mos e humbisni dokumentarin e familjes perfekte që tronditi Amerikën dhe jo vetëm

American Murder: The Family Next Door” është një dokumentar me regji të Jenny Popplewell, që bazohet në një histori të vërtetë. Dokumentari tregon historinë e vrasjeve në familjen Watts në vitin 2018, në Frederick, Colorado.

Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 2018, një nënë 38-vjeçare, Shan’ann Watts, shtatzënë për herë të tretë asokohe, mbërriti në shtëpinë e saj në Frederick, pas një udhëtimi të shkurtër biznesi. Ditën tjetër, Shan’ann u raportua e zhdukur. Më vonë, dy vajzat e saj nuk gjendeshin askund në shtëpinë ku Shan’ann jetonte me bashkëshortin, Chris. Shan’ann dhe dy vajzat, së bashku me foshnjën e palindur, u gjendën të vrara.

Në dokumentar, Jenny Popplewell futet në thellësi të ngjarjeve tronditëse dhe ka bërë një punë të gjatë kërkimore për të mbledhur sa më shumë materiale për familjen Watts.

Në “American Murder: The Family Next Door” gjenden detaje të ngjarjes, deklaratat në gjyq, pamjet e policisë, postimet në rrjete sociale etj. Dokumentari tregon të fshehtat e një familjeje amerikane në dukje perfekte.

“American Murder: The Family Next Door” u transmetua më 30 shtator në Netflix.