Mos e humb për asgjë në botë veshjen e Julia Fox

E dimë tashmë, dollapi i Julia Fox është vendi i çudirave. Ç’ka bërë këtë herë aktorja e “Uncut Gems”? Epo, është veshur si centaur.

Po, po, në këtë kohë kur Instagram-i gëlon nga fotot me bikini, Julia Fox zgjedh të bëjë ndryshimin, sepse siç i thonë, në një botë me vajza me bikini, ti ji centauri.

*Centaur – krijesë mitologjike, e cila është gjysmë njeri (në pjesën e sipërme) dhe gjysmë kal (në pjesën e poshtme).

Julia ka vendosur të vishet me ngjyrën e saj të preferuar, të zezën, duke na sjellë një look që kombinon reçipeta (të cilat i ka kthyer mbrapsh, sipas trendit) dhe siç e do zakoni, me pantallona lëkure dhe në pjesën e pasme shohim një trup dhe bisht kali. Veshja është kombinuar me syze dhe çantë të zezë.

Siç shihet qartë, Julia nuk ka ndërmend të ndalet dhe ne jemi këtu, për ta parë me kërshëri çdo herë.

Meqë (nuk) ra fjala, ndjekësit e saj e adhuruan!

Anabelmagazine