“Mos bëj si viktimë”/ Modelja ruse i përgjigjet Don Xhon: Do të të bjerë maska
Rreperi Don Xhoni i ka dhënë fund lidhjes së tij me modelen ruse, Ariana Lirey.
Prej disa muajsh ata po shijonin lidhjen e tyre të dashurisë, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Konfirmimin për ndarjen e tyre e ka konfirmuar vetë modelja me një postim në InstaStory.
Të dyja palët kanë vendosur t’i sqarojnë gjërat publikisht, ndërsa reagimet nuk kanë munguar nga modelja e cila nuk e ka kursyer përgjigjen pas akuzave të Don Xhonit.
Këngëtari është shprehur se çdo gjë ka marrë fund dhe ka respekt për modelen, por e këshilloi të mos luante rolin e viktimës.
Pas kësaj deklarate modelja ka vendosur t’i përgjigjet me një postim, ku thekson se “do të bie maska e djalit të mirë”.
“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, shkroi modelja në postimin e saj.
Top Channel