Mos Andrra Destani na zbuloi pa dashje gjininë e fëmijës që po pret?

Andrra Destani dhe bashkëshorti i saj, Sinan Hoxha, do të bëhen së shpejti prindër per herë të dytë. Lajmi u mohua fillimisht nga Sinani, i cili në një postim pak kohë më parë tha: “Nuk është e vërtetë” për raportimet se Andrra ishte shtatzënë dhe në pritje të një djali. Megjithatë fakti se çifti është në pritje të ëmbël u konfirmua nga “News31” dhe ndoshta përgenjështrimi i këngëtarit ka qenë për gjininë e fëmijës.

E themi këtë pasi në një postim të fundit në Instagram, Andrra mund të ketë zbuluar padashje gjininë e bebit. Dikush i shkruan në rubrikën “Ask me a question”: Kur do vish të vizitosh gocën? Ose më mirë të themi gocat?

Andrra i është përgjigjur se po i pret ajo( të vizitojnë gocat), me foton me sfond rozë të një vajze të vogël, që mban të veshur një bluzë ku shkruhet: Princesha ime e bukur.

Pra, Andrra dhe Sinani do bëhen prindër të një vajze? Kështu duket. /News31