“Mos, aman se kam fëmijë”, dëshmia e të arrestuarit për vrasjen e Endri Mustafës: Ibrahim Lici na doli para, e qëlloi në fytyrë
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Endri Mustafës në Livadhe në Shkodër. Ergys Malja, 15-vjeçari i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Mustafën ka folur para policisë dhe është zbardhur dëshmia e tij.
15-vjeçari ka akuzuar Ibrahim Licin si autor të vetëm të ngjarjes duke treguar dhe bisedën e fundit mes tij dhe viktimës. Ergys Malja ka thënë se me datë 15 maj me viktimën kishin bërë muhabet hashashi. Natën e ngjarjes, Endri mësohet se i ka thënë se do e ndihmonte 15-vjeçarin që ta merrnin dhe ta çonin hashashin tek shtëpia e tij për ta tharë.
Rreth orës 22:00, Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali si kod që Endrit ë dilte jashtë për tu nisur për në Livadhe. Aty i ka dalë përpara Ibrahim Lici me armë në dorë dhe ka qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrire në tokë duke thënë “Aman mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë”. Sipas dëshmisë së të riut, me gjithë lutjet e 32-vjeçarit për mëshirë Liçi e ka qëlluar dy herë viktimën duke e lënë të vdekur dhe më pas është larguar.