Mori FUND? Andi bëri reagimin e papritur për ndarjen, por Melisa s’i ndal thumbat, ja ç’ka bërë!
Melisa ndau me ndjekësit disa vargje poezie për ndarjen, duke bërë që fansat të dyshojnë se është ndarë nga Andi dhe të vënë re se ata nuk ndiqen më në Instagram. “Edhe kaq leht u shemb gjithçka përdhe! Të desha fort, por ti s’më dashurove!”-thuhet ndër të tjera në poezi. Po ashtu, ata kanë fshirë edhe fotot me njëri-tjetrin duke lënë vetëm postime të përbashkëta për reklama të ndryshme edhe po duan, nuk mund t’i fshijnë pa kaluar një periudhë e caktuar kohore, sipas dispozitave të kontratave që kanë firmosur.
Ndërkohë, pas gjithë bujës së krijuar ka reaguar edhe Andi. Ish-konkurrenti ka postuar një thënje në gjuhën angleze gjë e cila po merret si konfirmim se ndarja me Melisën ka ndodhur vërtetë. “Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë t’i lini ato të thyera, se sa të dëmtoni veten duke tentuar t’i bashkoni”– shkruhet në thënien në fjalë.
Nderkohe Melisa nga ana tjeter duket se po e shijon kete “loje” me shprehje teksa ka shperndare keto fjale:
“Gjeja me e dhimbshme eshte te humbesh veten ne procesin e te dashuruarit dike aq shume sa te harrosh qe ti je gjithashtu speciale”.