Mori famë si e dashura e deputetit shqiptar, Iva Aliko në pritje të fëmijës së parë?

Modelja Iva Aliko u bë e famshme me anë të deklaratave të saj publike se ishte në një lidhje me një deputet shumë të famshëm nga Kosova, që është pjesë e PDK-së. “Është rreth të dyzetave dhe i martuar, baba i katër fëmijëve, prandaj nuk ja bëj të ditur identitetin,” citohet të jetë shprehur në intervista të ndryshme, Iva Aliko. Më pas e kemi parë të ekspozojë gjithmonë jetën e saj mes luksit, pushimeve të shumta dhe sete fotosh pothuajse nudo. Ndërkohë modelja e ka rikthyer edhe njehërë vëmendjen drejt saj me anë të një fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale. “Është një vajzë,” shkruan Iva poshtë një fotoje ku shihen një palë pupa rozë për beba. Mos vallë nukuroshja seksi është në pritje të fëmijës së saj të parë? Po babai kush është? Këtyre pyetjeve mbetet t’u përgjigjet vetëm vetë Iva.