Mori famë me rolin te filmi i James Bond, vdes aktorja e njohur franceze

Aktorja franceze, Claudine Auger, e njohur më shumë për rolin e saj përkrah Sean Connery në filmin James Bond Thunderball të vitit 1965, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Bond-2

Ajo vdiq  pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë, shkruan dritare.net

Auger e nisi si modele, duke përfaqësuar Francën në Miss World në 1958. Shumë shpejt do të tregonte edhe aftësitë e saj në aktrim, duke siguruar rol në filmin e vitit 1962 “The Iron Mask”.

Bond-3

3 vjet më vonë në 1965,  ajo fitoi famë globale si Domino në Thunderball, filmi i katërt në ekskluzivitetin e Bond./K.C/dritare.net