Morgan Freeman kritikohet për pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Morgan Freeman është kritikuar së fundmi për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar 2022.

Freeman e nisi turneun duke recituar “The Calling“, në stadiumin Al-Bayt në Doha. “Ne mblidhemi këtu si një fis i madh. Toka është tenda në të cilën jetojmë të gjithë,” i tha turmës fituesi i Oskarit.

Por, paraqitja e atij ngjalli zemërim te fansat. Kjo për shkak të akuzave të vazhdueshme për abuzim të të drejtave të njeriut në vendin e Lindjes së Mesme. Me afrimin e ceremonisë së hapjes, qeveria e Katarit ndërmori disa hapa për të ndaluar produktet e mishit dhe shiritat që mbështesin fushatën LGBTQ “OneLove”. Sipas FIFA-s, nëse lojtarët do të shiheshin duke suportuar grupin, do t’u jepej një karton i verdhë. Katari gjithashtu ndaloi konsumimin e birrës dy ditë përpara se të fillonin ndeshjet.

“Është kaq zhgënjyese të shohësh #MorganFreeman të marrë paratë dhe të mbështesë një regjim shtypës”, shkroi një fans. “Morgan Freeman është vërtet i vendosur të shkojë në nivelin më të thellë të ferrit”, komentoi një tjetër person në Twitter. Për shkak të polemikave, të famshëm të tjerë janë tërhequr nga performanca në këtë ngjarje.

/Lapsi.al