Morena Taraku tek dentisti, bie miti i vajzës kukull


Jemi mësuar që Morena Tarakun ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje. Tashmë edhe me imazhin e një blogereje me qindra e mijëra ndjekës në Instagram, postimet, ish-Miss Kosova i ka në kërkim të perfeksionit. Por përtej grimit e veshjeve ekstravagante, fotove të realizuara me aparat profesional ku duket si kukull, si duket Morena në përditshmëri, kur për shembull shkon tek dentisti?Kurioziteti është shuar përmes një fotografie që qarkullon në rrjete sociale ku Taraku shfaqet pa grim e filtra në karrigen stomatologjike, shkruan Prive. Konkluzioni? Ky është rasti kur rrëzohet miti i vajzës si kukull.