Morena Taraku shijon nga afër koncertin e reperit amerikan dhe filmohet në shoqërinë e tij

Mbrëmjen e djeshme Morena Taraku ka pasur mundësinë të ndjekë nga afër një nga koncertet e reperit të njohur amerikan, Tyga. Ai ka kënduar në një nga ‘club-et’ e natës në Stamboll, vend në të cilin Morena jeton prej kohësh.

Morena-Taraku-2

Përveçse dëgjoi këngët e tij, këngëtarja shqiptare ka pasur mundësinë që edhe ta takojë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet se është në një tavolinë me Tyga-n. Të dy shfaqen të ulur përballë njëri-tjetrit, por duke parë në telefon. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por siç duket ky takim ka tërhequr edhe vëmendjen e të tjerëve, sepse Morena ka treguar se videoja ku ata shfaqen bashkë është realizuar nga dikush tjetër.

Morena-Taraku-1

Ndërkohë këto ditë pritet që Morena Taraku të publikojë një këngë në bashkëpunim me reperin e huaj, Jalal Oba. /revistawho.com