Morena Taraku në Shqipëri me grimierin e Kylie Jenner dhe Jordyn Woods
Morena Taraku duket se do të kthehet sërish në Shqipëri për t’u bërë pjesë e një ‘Master Class’ me grimierin e njohur, Samuel Rauda. Ky event do të organizohet në Kosovë në muajin maj dhe lajmërimin e ka dhënë vetë dyshja nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’.
“Je gati Kosovë? ‘Make up Master Class’ me të vetmin, @makeupbysamuel”, ka shkruar Morena në postimin e fundit, duke lajmëruar kështu projektin më të ri. Samuel është shumë i njohur në Amerikë, pasi ka punuar me emra të njohur si: Kylie Jenner, Jordyn Woods, Chrissy Teigen etj. Megjithatë, të gjithë fansat e tyre janë të emocionuar për këtë projekt dhe po presin me padurim zbulimin e detajeve të reja, shkruan Who.