Morena Taraku blen xhaketë lëkurë gjarpri që kushton sa një makinë

Morena-Taraku-2

Përveç se me pamjen e saj, Morena Taraku është vajza e famshme shqiptare që njihet edhe për jetën tejet luksoze që bën. Modelja e këngëtarja Taraku,e cila së fundmi po jeton në Stamboll, po që i pëlqen gjërat e luksit dhe çmimet prej mijëra eurosh për çanta e këpucë s’janë të pazakonta për të. Dhe e tillë është edhe një xhaketë me lëkurë pitoni. Këngëtarja ka publikuar në Instagramin e saj një xhaketë me lëkurën e këtij gjarpri, që njihet si një ndër më të shtrenjtat, ndërsa faqja shqiptare në Instagram “What They Wearing”, ka publikuar markën e xhaketës dhe sigurisht çmimin marramendës të saj, shkruan Prive. Xhaketa e Morenës vjen nga marka Max Macchina ndërsa kushton rreth 8000 euro!